Zeneli: Më kanë munguar shumë paraqitjet me Kosovën, shpresoj ta nisim me fitore në Ligën e Kombeve

Futbollistët e Kombëtares së Kosovës pas pushimit të djeshëm iu kanë rikthyer përgatitjeve për ndeshjen e parë të edicionit të ri të Ligës së Kombeve kundër Qipros, që zhvillohet më 2 qershor në Larnaca.

E pas seancës së sotme stërvitore, mesfushori Arbër Zeneli është shprehur i lumtur që pas një viti mungesë është rikthyer sërish në ekipin kombëtar, teksa shpreson në cikël të suksesshëm.

“ Mund të presim ndeshje shumë të mira. Shpresoj ta nisim me fitore ndaj Qipros në ndeshjen e parë e pastaj ndaj Greqisë ta kemi stadiumin e mbushur me shikues. Më kanë munguar shumë paraqitjet me Kosovën.

Jam kthyer në shkurt, pastaj pata rastin të vij në mars por u lëndova sërish, ndërsa tani jam shumë mirë. Për Kosovën duhet ta japim maksimumin të gjithë. Duhet mos e kursejmë veten për shtetin tonë, për shikuesit që vijnë dhe për të gjithë shqiptarët që janë gjithandej. Jam në formë të mirë, por çdo minutë më shumë për mua është e rëndësishme. Pres ndihmën e shikuesve kundër Greqisë dhe të vazhdojmë me rezultate pozitive”, ka theksuar Zeneli.

Dardanët do të vazhdojnë me stërvitje edhe paraditen e së martës në orën 10:30 në stadiumin “Fadil Vokrri”, teksa të mërkurën në mëngjes do të udhëtojnë drejt Qipros.

Drita e nis me mbrojtës të djathtë afatin kalimtar për të dytin vit radhazi

Malisheva mikpritësja e radhës e projektit ”Girls just want to play football”