Zeneli i pandalshëm në miqësore, shënon përsëri te Reims

Arbër Zeneli konfirmon edhe një herë formën e mirë në ndeshjet miqësore që po i zhvillon pas pandemisë.

Ylli kosovar shënoj edhe sot në miqësoren e Reims, shkruan Gazeta Olle.

Zeneli shënoi golin e fundit në fitorne 3:0 ndaj skuadrës Rouen.

Kështu, në dy ndeshje Zeneli ka shënuar dy gola dhe ka dhuruar një asistim.

Forma e lartë e tij gëzon Kosovën që në shtator grumbullohet për herë të parë pas pandemisë.