Futbollisti kosovar, Arbër Zeneli, ka debutuar në fitoren e thellë të Adana Demirsporit ndaj Pendiksporit në Superligën turke.
Zeneli u inkuadrua në minutën e 62-të për t’i zhvilluar minutat e para me skuadrën e re që nga transferimi prej Reimsit francez.
Adana këtë ndeshje e fitoi me rezultat 3:0, dhe tani skuadra e Zenelit ka tetë pikë nga katër ndeshje deri tash.
/Gazeta OLLE/