Zeneli asiston për t’i siguruar fitoren Adanas

Arbër Zeneli ka bërë asistim të rëndësishëm që në fund doli të jetë edhe i pikëve të plota për skuadrën turke, Adana Demirspor.

Zeneli e regjistroi asistimin e parë në Superligën e Turqisë të dielën, kur me skuadrën e tij, Adana Demirspor, mposhti Antalyasporin, me rezultatin 2:1. Ndeshja i ka takuar xhiros së 18-të të elitës turke.

Sulmuesi i krahut që hyri në lojë në minutën e 39-të, asistoi për 2:0 në fundin e pjesës së parë për mesfushorin Emre Akbaba. Mysafirët shënuan një gol në minutën e 85-të, ndërsa humbën penalltinë në minutën e 90-të. 28-vjeçari Zeneli luajti deri në fund të ndeshjes. Ishte paraqitja e tij e 10-të në Superligën e Turqisë. Zymer Bytyqi tek Antalyaspori luajti vetëm në pjesën e parë. Adana Demirspori ka 27 pikë në 17 ndeshje të luajtura, tri më shumë se Antalyaspori.

Chelsea nuk po arrin te fitorja, pëson në udhëtim ndaj Wolvesit

Nesër hapet afati kalimtar i transferimeve në basketboll