Zekrija Ramadani, trajneri i vitit 2019

Ka nisur ceremonia e manifestimit tradicional “Laureatët e Vitit”  e cila mbahet nga FFK.

Trajneri më i mirë i vitit në futbollin kosovar është shpallur trajneri nga Shkupi, Zekrija Ramadani, shkruan Gazeta Olle.

Ky i fundit ka arritur suksese të mëdha me skuadrën e Feronikelit.

Me ta u bë kampion dhe fitoi Kupën e Kosovës, duke luajtur edhe në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës.