Zekirija Ramadani zbulon pikën më të fortë të Prishtinës dhe ka një premtim për “Plisat”

Kampioni në fuqi i Superligës, FC Prishtina, ka barazuar ndaj Malishevës me rezultat 1-1 në gjiron e parë të stinorit të ri në Superligë.

Trajneri i skuadrës nga kryeqyteti, Zekirija Ramadani, ka thënë për Gazeta “Sheshi” se në klub gjithmonë ka mbizotëruar atmosferë fantastike.

“Në klub gjithmonë ka mbizotëruar atmosferë fantastike dhe familjare, kjo padyshim ka qenë pika jonë më e fortë në ekip”.

Ai shpreson që për ndeshjen e radhës ndaj Ballkanit do të jenë të përgatitur në maksimum dhe pret rikthimin e dy lojtarëve.

“Besnik dhe Endrit Krasniqi do të jenë të gatshëm për këtë takim, që do të na bëjë edhe më të fort”, ka thënë Ramadani.

Tutje, ai është shprehur se cila do skuadër që ka shpallur objektivin për titullin kampion për Prishtinën janë rival direkt për objektinin e kampionit.

Trajneri mendon se puna më e mirë e këtij kampionati është rikthimi i tifozëve nëpër tribuna. “Për ne “Plisat” janë lojtari i 12-të në fushë, sezonin e kaluar kishim aq rezultate të mira po për fat të keq Plisat nuk i kishin në tribun, për t’i ndarë fitoret bashkë”.

Në fund, ai ju premtoi tifozëve se do t’i gëzojnë me rezultatete dhe mbi të gjitha lojë cilësore.

Ndeshja e ardhshme e Prishtinës do të jetë ndaj Ballkanit më 29 gusht, e cila luhet me fillim nga ora 17:00.

Së fundmi, Ramadani ka zgjatur kontratën me klubin e Prishtinës dhe do të jetë aty edhe për disa sezone të tjera.

Zyrtare: Sigal Prishtina kompleton transferimin e dy vëllezërve

Astrit Fazliu “thumbon” kundërshtarët: Disa e fillojnë garën për titull, e përfundojnë në mesin e tabelës