Zekirija Ramadani: Nuk na interesojnë rezultatet e rivalëve, fokusohemi në ndeshjet tona

 

Në xhiron e 25-të Drita zhvillon një nga ndeshjet më të rëndësishme të këtij edicioni.

Pas gabimit të Ballkanit dhe Llapit, bardhekaltërit kanë mundësi ideale të afrohen në vetëm dy pikë larg liderit në ALBI Mall Superligën e Kosovës, shkruan OLLE.

Trajneri Ramadani në konferencën për media, tha se Dritën e pret një ndeshje me një skuadër me karakter luftarak.

“Nesër përballemi me një skuadër me një mentalitet luftarak, me një mentalitet që vet trajneri e ka imponu te futbollistët dhe e kam parë në ndeshjet e fundit që me të vërtetë japin shumë, luftojnë shumë në fushë dhe kanë një kompaktësi. Unë gjithmonë mbështetem te kualiteti i futbollistëve të mi, te kualiteti i kolektivit. Po e shoh dëshirën për të dhënë maksimumin nga secili futbollist në stërvitje ashtu edhe në ndeshje“, ka thënë trajneri ynë.

Zekirija Ramadani shtoi se janë të fokusuar në ndeshjet e tyre dhe jo tek rezultatet e rivalëve

Do të mundohemi që mos sukseset e rivalëve tanë të mos i transformojmë te futbollistët tanë, sepse nëse vetëm ne arrijmë të menaxhojmë presionin e rezultateve. Është shumë më e lehtë për futbollistët, për ta është ndeshja e radhës dhe ju takon te japin maksimumin dhe të arrijmë objektivin tonë dhe jo t’i gëzohemi rezultateve të rivalëve tanë. Nëse ne arrijmë të marrim kreun do t’i gëzohemi arritjes sonë, jo t’i gëzohemi dështimit të tjetrit”, deklaron Ramadani.

Trajneri njofton se nesër FC Drita udhëton e kompletuar pasi nuk ka asnjë mungesë, as suspendim apo lëndime, përveç Florian Smakiqit.

Ndeshja FC Feronikeli 74 – FC Drita zhvillohet neser, e enjte ora 13:00 në Stadiumin “Rexhep Rexhepi”, në Drenas.

Armando Sadiku shënon dy gola, vazhdon kryesimin në kampionatin

Mbahet Kuvendi i Punës i FBK-së