Zekirija Ramadani ka një rekord të shkëlqyer me Dritën ndaj Ballkanit, pasi nuk ka humbur asnjë ndeshje si trajner.
Në edicionin e kaluar, Ballkani arriti vetëm një fitore ndaj Dritës, e cila erdhi në takimin e parë në Suharekë me rezultatin 1-0, por atëherë skuadrën e drejtonte Akis Vavalis, shkruan Gazeta OLLE.
Në tre ndeshjet ku Zekirija Ramadani mori drejtimin e Dritës, skuadra ka dy fitore dhe një barazim.
Ky barazim erdhi me golin e Nazmi Gripshit në kohën shtesë, duke bërë që Drita të mbajë epërsinë e tyre ndaj Ballkanit në ndeshjet direkte.
Të dielën, këto dy skuadra takohen përsëri në një ndeshje që pritet të jetë spektakolare, duke pasur parasysh rivalitetin dhe formën e mirë të të dyja ekipeve.