Zekirija Ramadani flet për Dritën dhe synon që t’i befasojë në këtë mënyrë kampionët në fuqi

Prishtina ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te Arbëria me rezultat të thellë 0-4.

Kryeqytetasit tani vazhdojnë të shpresojnë në titullin e kampionit, derisa të mërkurën do ta presin kampionin në fuqi Dritën.

Qëllimi i klubit prishtinas është ta mposhtë edhe Dritën, në mënyrë që të afrohet edhe më shumë në garë për titull, shkruan Gazeta Olle.

E për këtë takim ka folur i pari i shtabit teknik të Prishtinës, Zekirija Ramadani.

Trajneri shkupjan ka deklaruar se ndeshja daj Dritës do të jetë e fortë, por ai do të ndryshojë strategjinë.

“Ndërsa tani na pret takimi me Dritën ndeshjet me të cilët gjithmonë janë të forta dhe ku kemi pasur tre përballje rresht në kohë të shkurtër”.

“Do të punojmë në këto katër ditët e ardhshme për një skemë më ndryshe, sepse besoj që Drita tani më mirë na ka analizuar dhe do ta kemi të vështirë të përballemi në mënyrën e mëhershme”.

“Është ndeshje tejet e rëndësishme dhe nëse na del mirë në stërvitje mund të ndryshojmë sistem për të mërkurën”, ka deklaruar Ramadani. /GazetaOlle/