Zekirija Ramadani flet pas humbjes nga Fushë Kosova, tregon problemin te skuadra e tij sot

Drita është ndalur nga Fushë Kosova në udhëtim, me një gol të pësuar në minutat e fundit, skuadra e Zekirija Ramadani njoftohet me humbjen pas një serie pozitive.

Pas ndeshjes, tekniku bardhekaltër nuk është shprehur i lumtur me performancën e skuadrës në pjesën e parë, shkruan OLLE.

“Ekipi nuk reagoi në pjesën e parë. Nuk krijuam asgjë dhe kishim vetëm një goditje që kapëm shtyllën. Në pjesën e dytë nuk u mora as me taktikë, as me asgjë. Ishte vetëm qasja në lojë. Nuk fitohen ndeshjet kur do ti, sepse ndonjëherë edhe fati ta kthen shpinën”

Ndërsa në pjesën e dytë, Ramadnai shtoi se ndeshjet fitohen ndonjëherë me vetëm një goditje, e jo me raste të humbura para portës.

“Në pjesën e parë nuk krijuam asgjë, ndërsa në të dytën krijuam shumë por nuk shënuam dhe u ndëshkuam. E urojmë Fushë Kosovën për fitoren. Duhet të marrim mësim sepse këto ndeshje duhet të fitohen ndonjëherë edhe me vetëm një goditje apo me një gjysmërast”, deklaroi Ramadani për “ArtMotion”.

Shala flet pas fitores së madhe ndaj Dritës në Lipjan

Përfundojnë ndeshjet në Ligën e Parë, këto janë rezultatet