Zekirija Ramadani flet para ndeshjes me Fushë Kosovën: Kërkoj serizoitet maksimal nga lojtarët

Drita FC po kalon në formë mjaftë të mirë, duke arritur të ngushtoj diferencën me Ballkanin në vetëm dy pikë.

Trajneri i skuadrës gjilanase, Zekirija Ramadani sot në Konferencë për media para takimit me Fushë Kosovën, u shpreh se kërkon një seriozitet maksimal nga futbollistët e tij në këtë takim.

Dy ndeshjet e kaluara, Drita ka pasur mjaftë shumë vështirësi për të mposhtur Fushë Kosovën, në dy ndeshje kanë arritur vetëm një fitore si vendas, ndërsa në Sami Kelmendi dy skuadrat kanë barazuar me rezultatin 1-1, shkruan Gazeta OLLE.

“Ju kam thënë edhe futbollistëve të mos na gënjejë pozita e Fushë Kosovës, pasi brenda saj ka shume kualitet, eksperiencë dhe kam respekt për futbollistët që japin shpirtin luftarak në fushë dhe këtë e kam parë te ekipi kundërshtar. Por, me qasjen tonë serioze dhe profesionale duhet të japim maksimumin dhe shpresojmë në fitore”, theksoi trajneri Ramadani.

 

I pari i shtabit teknik të bardhekaltërve tregoj se skuadrën e tij nuk e pret ndeshje aspak e lehtë, madje me respekt të madh shtoi se Fushë Kosova ka lojtarë të cilët kanë shpirtin luftarak, pavarësisht pozitës tabelare.

“Është shumë e vështirë si trajner, jo për shkak të nënvlerësimit të FC Fushë Kosovës, por për shkak të pozitës tabelare të saj. Mua më brengos qasja e futbollistëve të mi, mirëpo ju kam thënë se duhet t’i marrim ndeshjet seriozisht pa marrë parasysh se me cilin kundërshtar përballemi. Prandaj, edhe nesër ne do të japim maksimumin me seriozitetin maksimal, me diciplinë taktike, me angazhim, me luftë sportive që të arrijmë deri te objektivi ynë, tre pikëshi”, përfundoi timonieri ynë Zekirja Ramadani”,

Ndeshja FC Fushë Kosova – FC DRITA zhvillohet neser, 02.03 e shtune, ora 13:00, në stadiumin “Sami Kelmendi”, Lipjan.

 

Një tjetër klub i madh në Angli pas De Zerbi, italiani mbetet i preferuari i shumë skuadrave në Premier League

Ekskluzive: Kushtrim Gashi flet rreth lëndimit më të rëndë në karrierën e tij, dhe rikthimin te Prishtina pas një kohe të gjatë