Zekirija Ramadani drejt rikthimit në kampionatin kosovar

Tekniku i suksesshëm shkupjan, Zekirija Ramadani rikthehet në kampionatin kosovar ku ka fituar tre tituj kampion me tre skuadra të ndryshme.

Pasi kreu misionin për të mbajtur në Superligën shqiptare ekipin e Egnatias, Zeko ka shkëputur bashkëpunimin me ekipin e Rogozhinës, pasi tashmë ka gjetur akordin me drejtuesit e Gjilanit.

Zyrtarizimi mbetet çështje ditësh, me Ramadanin që praktikisht kthehet në kampionatin ku ka dalë kampion me secilin ekip që e ka drejtuar.

Pikërisht titulli kampion është qëllimi kryesor i drejtuesve të Gjilanit, që sezonin e shkuar investuan shumë dhe ishin rival deri në pak xhiro para fundit kur humbën garën me Ballkanin e Suharekës.

Gjilani do të jetë skuadra e katërt që do ta drejtojë Zekiria Ramadani në futbollin e Kosovës, pas aventurave të suksesshme me Trepçën 89, Feronikelin dhe Prishtinën, ndërsa ka punuar edhe me Flamurtarin e Vlorës në Shqipëri dhe klubin amë FC Shkupin.

Dy largime të mëdha nga Llapi, nuk do të luajnë në garat evropiane

Kosovë – Greqi, kjo është renditja tabelore në grupin e Ligës së Kombeve