Klubi më i suksesshëm në Shqipëri, Tirana është në kërkim të një trajneri të ri.
Tirana që e ka fituar plot 24 herë titullin kampion në Shqipëri, ditë më parë e ka shkarkuar trajnerin Ardian Mema.
Zëri.info mëson se skuadra kryeqytetase është shumë e interesuar për trajnerin shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Zekrija Ramadani.
“Timonieri” shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Zekrija Ramadani, është një ndër trajnerët që e ka dëshmuar veten në futbollin e Kosovës.
Ramadani në futbollin e Kosovës i ka fituar dy tituj kampion me Trepçën ’89 dhe Feronikelin.
I kontaktuar nga gazeta, Ramadani nuk ka dashur që të përmend emra klubesh që janë të interesuara për shërbimet e tij.
“Menaxheri im është ne kontakt me dy klube, por nuk mund ti bëjmë publike emrat e tyre derisa të përfundojnë marrëveshjet”, ka thënë Ramadani.
Shkupjani gjatë karrierës së tij e ka drejtuar edhe skuadrën e Shkupit në Maqedoni dhe Flamurtarin e Vlorës në Shqipëri.