Zekaj përfundon me sukses luftën e parë të Grand Slamit në Abu Dabi

Xhudisti kosovar, Shpati Zekaj, ka arritur ta fitojë luftën e parë në Grand Slamin e Abu Dabit.

Zekaj është kualifikuar në raundin e dytë pasi mposhti Islam Bozbayev në përballjen e parë, shkruan Gazeta Olle.

Kosovari tani do të përballet me Arman Adamian, i cili ndeshjen e parë e kaloi pa luftë.

Në këtë Grand Slam morën pjesë edhe Akil Gjakova dhe Loriana Kuka.

Gjakova arriti të zërë vendin e dytë në kategorinë deri në 73 kilogram duke fituar medaljen e argjende, derisa Kuka u eliminua në rrethin e dytë të këtij Grand Slami. /Gazeta Olle/

Ballkani sot përballet me Astanën në ”Fadil Vokrri”

Mirlind Daku motivon Ballkanin para ndeshjes së rëndësishme