Zeka pas nënshkrimit me Gjilanin: Do ta djersis me krenari këtë fanellë

Mevlan Zeka ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me skuadrën e Gjilanit. 

Sulmuesi anësor u transferua te kuqebardhët nga kampionët e Ballkanit, shkruan Gazeta Olle.

Në një prononcim për faqen zyrtare të klubit, Zeka ndër të tjera ka theksuar se fanellën e Gjilanit do ta djersit me nder dhe krenari.

“I falenderoj të gjithë për mbështetjen, përkrahjen dhe rrespektin që ma kanë bërë te Gjilani”.

“Do ta djersit me nder dhe krenari këtë fanellë. Këtë mbështetje do t’ua kthej me angazhim maksimal për rezultate të ekipit”.

“Gjilani është një qytet i sportit dhe unë jam rritur në frymën e dashurisë për sportin”.

“Mezi pres të bëhem bashk me “Skifterat” dhe të marshojmë drejt objektivave që ka vendosur klubi”, ka përfunduar Zeka.

/Gazeta Olle/

Zyrtare: FC Vushtrria nënshkruan me qendërmbrojtësin Leuart Avdyli

Ekskluzive: Valmir Veliu pritet të transferohet në Turqi, kjo është skuadra që ka fituar garën për yllin llapjan