Zeka: Laçi po mendon t’i vjedh lojtarët nga Kosova!

Mesfushori i Trepçës ’89, Drilon Musaj, tash e ditë ndodhet te skuadra e Laçit në Shqipëri. Gazetaolle.com, zbulon se 21-vjeçari ka lënë mbresa të mëdha te kjo skuadër. Mirëpo, zyrtarë të këtij klubi nëpërmjet gazetës tonë reagojnë fuqishëm në lidhje në Musajn, duke thënë se lojtari ka kontratë dhe nuk do të luaj askund përpos Trepçës ’89. Reagon kryetari Abedin Zeka. “Drilon Musaj nuk do të luaj askund përveç Trepçës ’89. Nuk e di se çka po mendojnë klubet shqiptare. Klubi i Laçit po mendon për t’i vjedhur lojtarët kosovar, por janë duke menduar gabimisht. Ne jemi klub më profesion se Laçi”, ka deklaruar Abedin Zeka.