Zbulohet trajneri i ri i Dortmundit? (FOTO)

Si duket drejtuesit e Borussia Dortmundit nuk do të presin shumë për ta emëruar trajnerin e ri, pasi Jurgen Klopp do të largohet në fund të sezonit.

Sipas mediave gjermane, kandidat për ta zëvendësuar Jurgen Kloppin është ish trajneri i Mainzit, Thomas Tuchel.

Ky i fundit aktualisht i pa punë, derisa në karrierë ka drejtuar vetëm Mainzin, nga sezoni 2009-2014.

Tuchel pritet të nënshkruaj kontratë pesëvjeçare, derisa për këto vite do të përfitoj 20 milion euro.

BO