Zbulohet skuadra turke, e cila është në bisedime për transferimin e Blend Baftiut

Mes Turqisë dhe Austrisë mund të jetë e ardhmja e mesfushorit sulmues të Ballkanit, Blend Baftiu.

Për transferimin e tij po përkujdeset menaxheri i njohur shqiptar, Shkumbin Qorrmehmeti.

Derisa në Austri kanë dalë në pah klubet si Rapid Viena, Austria Viena dhe Lask Linz, në Turqi është një klub që po bisedon për transferimin e tij.

Është klubi Hatayspor që po synon transferimin e ylli të futbollit kosovar.

Lajmi është dhënë nga Shahin Dagli në Twitter, i cili ka publikuar edhe të dhëna të 22 vjeçarit, përcjellë Gazeta Olle. Dagli publikon kryesisht transferime që kanë të bëjnë me klubin e Hatayspor.

“Përderisa Hatayspor po vazhdon të punoj në drejtim të këtij transferimi, ai (Baftiu) është njëri nga kandidatët potencial për tu bërë yll dhe për këtë u rendit i dyti në listën e UEFA-s me 50 lojtarët e rinj premtues në muajin shkurt”, ka shkruar Dagli, raporton Gazeta Olle.

Hayatspor u bë kampion i Ligës së Parë të Turqisë, dhe për herë të parë në histori të klubit do të garojë në Superligën turke.