Zbulohet shuma e majme që mund të fitojë Luis Suarez tek Inter Miami

Pak javë më parë u konfirmua zyrtarisht kalimi i Luis Suarezit tek Inter Miami i David Beckhamit dhe tashmë kanë dalë detaje të reja nga paga e tij mujore.

Sulmuesi uruguaian ka nënshkruar për një sezon me opsionin rinovimin për një tjetër. Ai u ribashkua me të njohurit e vjetër nga Barcelona: Lionel Messi, Sergio Busquets dhe Jordi Alba.

“Ndihem shumë i lumtur dhe i emocionuar për këtë sfidë të re me Inter Miamin. Jam gati të punoj dhe të realizoj ëndrrën për të fituar më shumë tituj me këtë klub të madh. Jam optimist për atë që mund të arrijmë së bashku,” tha Suarez në atë kohë.

Sulmuesi uruguaian, 36 vjeç, shënoi gjithsej 19 gola dhe dha 11 asistime te Gremio. Ai pritet të jetë referenca kryesore në sulmin e skuadrës së drejtuar nga Gerardo el “Tata” Martino.

Sa do të fitojë Luis Suarez në Inter Miami?

Detajet e kontratës mbeten për t’u zbuluar plotësisht, megjithatë janë bërë të njohura disa të dhëna.

Luis Suarez mësohet se do të fitojë tek Inter Miami afër 1.7 milionë dollarë plus disa shpërblime të garantuara, një shifër kjo e ngjashme me atë që merr Sergio Busquets.

Kësaj shifre do t’i shtohen përfitime të tjera ekonomike, ndaj mund të arrijë deri në 10 milionë euro në vit. /Gazeta Olle/

Baseli shpreh interesim për transferimin e Valmir Matoshit

Elena Sadiku emërohet trajnere e vashave të Celtic