Zbulohet shifra që United do paguajë për Schweinsteiger

Raportohet se Manchester United është në prag të nënshkrimit me Bastian Schweinsteiger nga Bayern Munich.

United ka qenë i lidhur gjithnjë e më shumë me gjermanin në javët e fundit, pasi trajneri Louis van Gaal ka kërkuar më ngulm nënshkrimin e tij.

Dhe tani, sipas ‘Mirror’, mesfushori 30-vjeçar është gati të kalojë në ‘Old Trafford’, transmeton Koha.net.

Kosto e transferimit të tij pritet të jetë rreth 7.5 milionë funte dhe besohet se ky transferim është shumë afër të ndodhë.

Van Gaal ka stërvitur Schweinsteigerin edhe në të kaluarën dhe tani e dëshiron atë me çdo kusht edhe te Unitedi.