Skuadra e Prishtinës ka qenë shumë e përfolur në këtë merkato.
Kampionët në fuqi të Kosovës, FC Prishtina kanë pasur largime të shumta nga skuadra – pasi pas ardhjes në krye të trajnerit, Abdulah Ibrakovic, gjithçka ka marrë formë tjetër.
Sabien Lilaj, Xhevdet Shabani, Florent Avdyli, Kristi Vangjeli, Besart Berisha, Leotrim Bekteshi dhe Sodiq Atanda janë lojtarët që janë larguar nga kryeqytetasit në këtë merkato.
Burime të ‘GazetaBlic Sport’ brenda klubit kampion mësojnë se nga këto largime, FC Prishtina pritet të kursejë rreth 45 mijë euro në muaj, pasi pagat e tyre kanë qenë mjaft të larta.
Trajneri i ri i Prishtinës, Abdulah Ibrakovic ka potencuar se dëshiron të koncetrohet tek lojtarët e rinj dhe të punojë në mënyrë afatgjate.