Zbulohet projekti i ri i stadiumit ‘Fadil Vokrri’ se si do të duket pas rinovimit

Stadiumi “Fadil Vokrri” në të ardhmen pritet të ketë një dukje të re duke qenë se po zhvillohen planet për rritjen e kapacitetit të tij.

Projekti i Federatës së Futbollit të Kosovës për rritjen e stadiumit në qytetin e Prishtinës, tashmë kanë marrë formë.

Kështu ka treguar kreu i FFK-së, Agim Ademi, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook.

Ai i ka shpërndarë disa fotografi me përshkrimin: “Projekti i FFK-së për rritjen e kapacitetit të stadiumit ‘Fadil Vokrri’”.

Ndërsa në një publikim të mëparshëm, shkruante: Të gatshëm për projektin e rritjes së kapacitetit të stadiumit ‘Fadil Vokrri’ për 8000 ulëse”.

“Presim përgjigjen nga institucionet lokale e qendrore për ta nisur realizimin e këtij projekti të rëndësishëm e të domosdoshëm”.

Vetëm një gol i shënuar në miqësoren Ballkani – Llapi

Leonardo Uka, ylli i ri nga Kosova që premton shumë në Zvicër