Përfaqësuesja e Kosovës ka mësuar tashmë orarin e plotë të gjashtë ndeshjeve që do t’i zhvillojë në Grupin 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve.
Dje (e enjte) u hodh shorti për Ligën e Kombeve 2024, ku Dardanët u shortuan në grup me Rumaninë, Qipron dhe njërën mes Lituanisë ose Gjibraltarit.
Por, kur do t’i luajë ndeshjet Përfaqësuesja e Kosovës?
Telegrafi ka mësuar se Dardanët ndeshjen e parë do të zhvillojnë si vendas ndaj Rumanisë, me datë 6 shtator me fillim nga ora 20:45.
Dy ndeshjet e ardhshme Kosova do t’i luajë në udhëtim, pasi më 9 shtator luan te Qipro nga ora 20:45, ndërsa me 12 tetor nga ora 15:00 takohet me Lituaninë ose Gjibraltarin.
Ndeshjet kthyese fillojnë përsëri me një takim në shtëpi, ku me 15 tetor e presim Qipron me fillim nga ora 20:45.
Në ndeshjen e pestë Kosova udhëton drejt Rumanisë me 15 nentor, ndërsa me 18 nëntor e pret Lituaninë ose Gjibraltarin. Të dy ndeshjet fillojnë nga ora 20:45.
Orari i plotë i Kosovës në Ligën e Kombeve:
E premte, 6 shtator 2024, ora 20:45
Kosovë – Rumani
E hënë, 9 shtator 2024, 20:45
Qipro – Kosovë
E shtunë, 12 tetor 2024, ora 15:00
Lituani/Gjibraltar – Kosovë
E martë, 15 tetor 2024, 20:45
Kosovë – Qipro
E premte, 15 nëntor 2024, ora 20:45
Rumani – Kosovë
E hënë, 18 nëntor 2024, ora 20:45
Kosovë – Lituani/Gjibraltar