Zbulohet oferta shumëmilionëshe e Atletico Madridit për Xhakën

E përditshmja gjermane ‘Bild’, ka raportuar në versionin e saj online, ofertën shumë milionëshe të Atletico Madridit për mesfushorin kosovar të Borussia Monchengladbachut, Granit Xhaka.

“Kampionët e Spanjës kanë dorëzuar ofertën tek ekipi i Bundesligës në vlerë 25 milionë euro”, shkruan ‘Bild’, përcjellë GazetaOlle.com.

Xhaka vetëm muaj më parë vazhdoi kontratën me Borussian deri në vitin 2019, por duket se në kontratën e tij, ka një klauzolë për t’u larguar. (Gazeta Olle)