Zbulohet numri i fanellës së Mbappes te Real Madridi për sezonin tjetër

Gazetari i El Chiringuito, Paco Buyo është i bindur se Kylian Mbappe do të mbajë fanellën me numrin 10 të Real Madridit sezonin e ardhshëm.

Luka Modric aktualisht mban numrin 10 në Real Madrid, por legjenda kroate pritet të largohet nga klubi në fund të sezonit.

Fanella me numër 9 është gjithashtu bosh te Real Madrid, por Mbappe nuk e ka veshur kurrë më parë. Aktualisht mban numrin 10 për Francën dhe 7 për PSG-në.

Burime të shumta këmbëngulin se Real Madridi do të jetë destinacioni i Mbappes në vitin 2024.

Francezi përfundoi i treti në podiumin e Topit të Artë muajin e kaluar pas Lionel Messit dhe Erling Haaland. /Gazeta Olle/

UEFA ndryshon organizimin e “Topit të Artë”, shtohen dy çmime të reja

Bizneset e Cristiano Ronaldos hetohen nga autoritetet tatimore spanjolle