Zbulohet mesazhi interesant që gruaja e tij ia dërgoi Muriqit, pas golit të parë me Lazion

Vedat Muriqi ishte vendimtar në fitoren e Lazios kundër Parmas, për të kualifuar ekipin në çerekfinale të Kupës së Italisë.

Gëzimi i sulmuesit kosovar dhe familjes së tij ishte i madh, për të festuar golin e parë që e kishin pritur disa muaj.

Gruaja e Vedatit, Edibe Muriqi ka postuar mesazhin që ia ka dërguar në WhatsApp menjëherë pas ndeshjes.

Duke përdorur përkthimin në Google nga turqishtja në italiasht, ajo i ka shkruar “Vedo, i paskrupullt”.

Ndryshe, ka një muaj që Muriqi është bashkuar me gruan dhe fëmijët e tij në Romë.