Zbulohet logo e re e Interit, shumë më e bukur se e tashmja

Vazhdojnë thashethemet lidhur me logon e re të Interit.

Klubi zikaltër ka parashikuar një operacion marketingu për muajin mars, njëkohësisht me datëlindjen e 113-të.

Emri i klubit do të mbetet i njëjti (FC Internazionale Milano), por do të ndryshojë logoja dhe emri i brendit: Inter Milano do të jetë emërtimi që do të shoqërojë iniciativat e klubit.

Ndërkohë, ka pasur një “tweet” të dyshimtë, më pas i hequr: ishte një foto e Interit e publikuar në kanalet e sponsorit teknik, nga ata që po punojnë për uniformat. Krahasuar me stemën aktuale, dallohen dukshëm shkronjat “I” dhe “M”, pra Inter Milano, që po përfshin prej kohësh futbollistët dhe tifozët VIP.