Zbulohet lista

Në lokalet e FHK-së përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës në konkurrencën e femrave Florent Beqiri dhe bashkëpunëtorët e  tij Lulzim Nagavci dhe Lirie Muahxheri bënë përzgjedhjen e hendbollisteve të Përfaqësueses U19 në konkurrencën e femrave, të cilat janë pjesëmarrëse të turneut kualifikues ne kuadër te rupit te tretë qe zhvillohet ne Rumani i cili  zhvillohet nga data 16-20 prill dhe ne te cilin marrin pjesë Serbia, Sllovakia dhe Rumania, ky turne është i vlefshëm për EURO 2015 qe mbahet ne muajin gusht ne Spanjë.

Përfaqësuesja U19  e Kosovës grumbullimin e parë do ta ketë të hënën më 6 prill në Gjakovë nga ora 12:00, ku deri me 15 prill do te ushtrohet dy herë në ditë, që sado pakës vajzat të përgatiten për këtë turne shumë të fortë duke e ditur se  do te përballen për herë të parë edhe me Përfaqësuesen e Serbisë, që ndoshta ka peshë ma shumë se një ndeshje e rëndomtë, duke pasur parasysh historinë mes dy shteteve.

Përzgjedhësi Florent Beqiri dhe bashkëpunëtorët Nagavci dhe Muhaxheri u përcaktuan për këto hedbolliste si vijon:

M.Kqiku, A.Shehdadi, E.Bregovina (portiere), B.Ramabaja,  A.Stagova, A.Rugova, P.Ferataj (alo të majta), Elma Kameri, Monika Muharemi, J.Huruglica (fndore të majta), S.Shabani, E.Kqiku, V.Nepola (qendra), A.Krasniqi, A.Sylejmani(pivotmene), D.Mehmeti, S.Misini, F.Çerkini (fundore te djathta), D.Demiraj, Q.Berisha (alo të djathta).