Zbulohet lista e yjeve të Shqipërisë për miqësoren bamirëse: Nuk mundojnë emrat e njohur nga Kosova

Shqipëria e yjeve do të përballet kundër Turqisë, Greqisë dhe Italisë.

Ndeshjet do të zhvillohen në “Air Albania”, ndërsa paratë e fituara nga shitja e biletave, do të shkojnë për të prekurit nga tërmeti.

Së fundmi është zbuluar edhe lista e kuqezinjve.

Atje do të kemi shumë legjenda që janë kthyer për të mbrojtur fanellën e Shqipërisë, ku mund të veçohet si një rast i veçantë edhe drejtori sportiv i Kukësit, Nderim Nexhipi.

Lista e plotë: Foto Strakosha, Lorik Cana, Edvin Murati, Alban Bushi, Igli Tare, Altin Lala, Besnik Hasi, Altin Rraklli, Erjon Bogdani, Arjan Beqaj, Artim Shaqiri (Maqedoni e Veriut), Klodian Duro, Ervin Bulku, Armend Dallku, Nevil Dede, Debatik Curri, Hamdi Salihi, Redi Jupi, Nderim Nexhipi (Maqedoni e Veriut) dhe Adrian Aliaj. Trajner: Ilir Shulku.