Zbulohet lista e Kosovës në basketboll

 

Kosova do të përballet me Zvicrën dhe Irlandën në parakualifikimet evropiane për Kupën e Botës 2027.

Sfida e parë është në Bern më 21 nëntor, derisa e dyta më 24 nëntor në Dublin.

Dardanët filluan përgatitjet më 12 nëntor nën udhëheqjet e përzgjedhësit të ri, Jean-Denys Choulet.

Sot është zhvilluar stërvitja e fundit në Prishtinë, ku Jean-Denys Choulet, ka zgjedhur 12shen përfundimtare.

Për shkak të lëndimit nuk do të jetë Musab Mala, derisa në fund probleme me lëndime kanë pasur edhe Valon Bunjaku dhe Samir Zekiqi, duke mos arritur të jenë të gatshëm për këto ndeshje. Dominic Artis është rikthyer te Kosova.

Atmosfera në ekipin dardan ka qenë mjaft e mirë nga fillimi deri në fund, duke u përgatitur maksimalisht për këto dy ndeshje.

Kosova ka një fitore dhe një humbje, derisa Zvicra ka dy fitore në dy ndeshje. Azerbajxhani ka po ashtu një fitore e një humbje, kurse Irlanda është e fundit me dy humbje.

12shja e Kosovës

Dardan Berisha
Meriton Ismaili
Arti Hajdari
Gëzim Morina
Arian Qallaku
Lis Shoshi
Mikaile Tmusiq
Erjon Kastrati
Dardan Kapiti
Rron Ukaj
Dominic Artis
Muhamedali Janjeva

Përzgjedhës: Jean-Denys Choulet
Ndihmëstrajnerë: Bujar Loci, Dritëro Sefaja dhe Andin Rashica

 

Organizohet kursi i parë rezidencial për Licencën C për trajnere

Nedim Bajrami reagon pas humbjes ndaj Ukrainës