Zbulohet lista e Bunjakut për miqësoret me Eintrachtin e Werderin

Përfaqësuesja e Kosovë në fund të këtij muaji do të zhvillojë dy ndeshje miqësore me skuadrat gjermane Werder Bremen dhe Eintracht Frankfurt.

Janë zbuluar disa nga futbollistët që do t’i mbrojnë ngjyrat e Kosovë në këto takime. Samir Ujkani (Palermo), Ilir Avdyli (Hajvalia), Julian Biblekaj (Eintracht Frankfurt), Loret Sadiku (Mersin), Avni Pepa (IBV Vestmannaeyjar), Ilir Berisha (Helsingborg), Kristian Nushi (St. Gallen), Fanol Përdedaj (Energie Cottbus), Anel Rashkaj (Sandnes), Milot Rashica (Kosova V.), Eroll Zejnullahu (Union Berlin), Ardian Gashi (Odd), Enis Alushi (St. Pauli), Bersant Celina (Manchester City), Shpëtim Hasani (Gornik Lczna) e Albert Bunjaku (St. Gallen) do të luajnë në këto ndeshje, sikurse në takimet e kaluara, transmeton Gazetaolle.com.

Ndryshe, për herë të parë do të ftohen Erton Fejzullahu (Beijing Guoan), Donis Avdiaj (Sturm Graz), Besar Halimi (Stuttgarter Kickres) dhe Dren Feka (Hamburg). Përzgjedhësi Albert Bunjaku vlerëson se është duke e bërë një ekip të mirë. “Jemi duke e bërë një ekip të mirë, me plotë lojtarë si Albert Bunjaku, Bersant Celina e disa të tjerë. Tashmë është koha e konkurrencës dhe lojtarët e dinë një gjë të tillë”, ka thënë Bunjaku për ‘Kohën Ditore’.