Zbulohet letra që Messi ia dorëzoi Barcelonës për të kërkuar largimin nga klubi

Lionel Messi është larguar këtë vit nga Barcelona, për të nisur një etapë të re në karrierën e tij, si futbollist i Paris Saint Germain.

Ylli argjentinas u largua nga Barcelona si futbollist i lirë, edhe pse dëshira e tij ishte për të vazhduar me katalunasit.

Megjithatë në verën e vitit 2020, kapiteni i Barcelonës i kishte dërguar një letër klubit që njihej ndryshe si ‘burofax’ për t’i kërkuar largimin.

E përditshmja katalunase Mundo Deportivo ka zbuluar sot dokumentin origjinal në të cilin argjentinasi kërkoi largimin nga Barcelona verën e kaluar.

Dokumenti që iu dërgua presidentit Josep Maria Bartomeu dhe klubit i njoftonte ata se Messi dëshironte të aplikimin e një klauzole nga kontrata e vitit 2017 që mund të largohej si futbollist i lirë.

Por largimi i tij ishte i pamundur, pasi klauzola kishte vlerë deri më 10 qershor të vitit 2020, derisa burofaxi i Messit u dërgua më datën 24 gusht. Argjentinasi u arsyetua për shkak të situatës nga pandemia COVID-19, duke pritur fillimisht fundon e sezonit para se të dërgonte atë kërkesë.

Barcelona nuk e pranoi atë kërkesë të Messit duke ua ndaluar largimin nga klubi dhe kapiteni nuk bëri luftë me ta, por u rikthye në klub dhe vazhdoi sezonin.

Gjithsesi për dallim nga edicioni i kaluar kur kërkonte largimin, këtë vit Messi kërkonte të qëndronte te Barcelona.

Madje ikona e klubit katalunas kishte pranuar ulje të pagës vetëm për të vazhduar bashkëpunimin me klubin, por regjistrimi i tij në La Liga ishte i pamundur.

Çka po ndodh te Gjermania, lojtarët janë të frikësuar dhe pa vetëbesim

Federata spanjolle vazhdon me raportime skandaloze, e quan përsëri Kosovën “ekipi i federatës”