Zbulohet formacioni i De Biasit: Shqipëria luan 4-3-2-1?

Si rrallë herë, Gianni de Biasi është futur në një “kub”, ku mundësitë për të dalë janë të shumta, por që zgjedhja do të jetë e vështirë. Një enigmë të cilën ai duhet ta zgjidhë më së miri, ndaj i ka dhënë vetes 24 orë të tjera kohë, përpara se të vendosë.

Madje, përcaktimin e formacionit mund t’ia komunikojë të dileën në drekë skuadrës së tij, për të mbajtur të gjithë në ankth. Sigurisht, projektimi është bërë dhe koturi gjithashtu. Formacioni që u pa në testin e parë 30 minutësh ndaj Akademisë U-19 është gati titullar, me një dilemë të vetme që lidhet pikërisht me lejen e FIFA-s. Nëse vjen, luan Aliji, nëse jo Curri është gati, pasi ka rikuperuar plotësisht. Në sulm fiton Cikalleshi, që në miqësoret e fundit ka shkëlqyer dhe që i jep mundësi skuadrës të ngjitet, duke mbajtur topin.

Në mesfushë, treshja Abrashi, Kukeli dhe Memushaj, që do të bëjë edhe rifinitorin, ndërsa krahët janë të mbuluar me Xhakën dhe Lenjanin. Një skemë 4-3-2-1, e cila do të kthehet në 4-5-1 sa herë që Armenia do të sulmojë, ose kundërsulmojë.

22