Zbulohet e ardhmja e Balotellit

Sulmuesi italian i Liverpoolit Mario Balotelli, është përfolur kohëve të fundit për një largim të mundshëm nga “të kuqtë”.

Por menaxheri i tij Mino Raiola ka mohuar këto spekulime. “Balotelli nuk do të largohet nga Liverpooli. Ka pasur bisedime me Liverpoolin dhe definitivisht do të mbetet në klub”, ka thënë Raiola për “Sky Sport”.

Balotelli është paraqitur 28 herë për Liverpoolin, duke shënuar vetëm katër gola. /Gazeta Olle