Zbulohet data e përballjes së fundit ndërmjet Messit dhe Ronaldos

Inter Miami dhe Lionel Messi do të vizitojnë kryeqytetin e Arabisë Saudite, Riad, në muajin shkurt të vitit të ardhshëm.

Më datën 1 shkurt, Inter Miami do të luajë ndeshje miqësore kundër ekipit saudit Al-Nassr, pjesë e të cilit është Cristiano Ronaldo.

Të dyja skuadrat, të martën kanë konfirmuar datën e zhvillimit të ndeshjes, ku supozohet të jetë përballja e fundit ndërmjet Messit dhe Ronaldos.

Kjo do të jetë hera e 38-të që Messi dhe Ronaldo do të takohen si kundërshtarë, ku në 30 prej këtyre ndeshjeve kanë bartur fanellën e Barcelonës, përkatësisht Real Madridit. Dueli i parë i Messit dhe Ronaldos, u zhvillua në vitin 2008 ndërsa i fundit më 19 janar të këtij viti, kur Al-Nassrr dhe Paris Saint-Germaini patën një ndeshje miqësore.

Ronaldo është pjesë e ekipit Al-Nassr prej dhjetorit të vitit të shkuar, ndërsa Messi në qershor të këtij viti iu bashkua Inter Miamit.

Miqësorja kundër Al-Nassr do të jetë një prej tri ndeshjeve që Inter Miami do t’i ketë në turneun aziatik para fillimit të edicionit të ri në ligën MLS. Tri ditë para duelit me Ronaldon, Messi me ekipin e tij do të përballen me skuadrën e Al-Hilalit, përpara se të udhëtojnë në Hong Kong ku më 4 shkur do të luajnë miqësoren e fundit.

Hidhet shorti për 1/8 e finales në Kupën e Kosovës: Vëmendja në derbin Gjilani – Prishtina

Ademi: De Biasin e respektojmë shumë, por momentalisht nuk e kemi opsion për stolin e Kosovës