Zbulohet data e duelit Mayweather – Pacquiaos

Floyd Mayweather Jr, boksieri amerikan që nuk ka asnjë humbje në karrierë, dhe filipinasi Many Pacquiaos, do të përballen mes veti me 2 maj në ‘MGM Grand Arena’.

Mayweather, i cili pritet të përfitoj 150 milionë dollar nga ky duel, mbetet një nga boksierët më të mirë të teknikave mbrojtëse, ndërsa filipinas tregoi se ka ende shumë fuqi për boks.

Mayweather nuk njeh asnjë humbje në 47 përballje dhe konsiderohet si një nga boksierët më të mëdhenj të historisë.

Një fitore e mundshme do ta ngjiste edhe më shumë në majat e këtij sporti. Nga ana tjetër, Pacquiao do të kërkojë të tregojë se është ende një boksier në kulmin e karrierës së tij pas asaj disfate 3-vjet më parë kundër Juan Manuel Marquez, shkruan gazetaekspress.