Zbulohet biseda mes Messit me zyrtarëve shëndetësor të Brazilit pas anulimit të ndeshjes

Një situatë shumë e pazakontë dhe e çuditshme ka ndodhur mbrëmë bë kur autoritete shëndetësore të Brazilit ndërprenë ndeshjen Brazili – Argjentina, me arsyetim se tre futbollistë argjentinas kanë shkelur protokollin e masave anti-COVID19.

Në fushë u krijua një tollovi dhe në mesin e tyre shumë i acaruar është parë edhe Lionel Messi që ka debatuar ashpër me një zyrtar shëndetësor të Brazilit e ku i pranishëm ishte edhe Neymar.

Zyrtarët brazilianë të shëndetësisë hynë në fushën e lojës dhe kundërshtuan pjesëmarrjen e katër lojtarëve të Argjentinës që ata besojnë se thyen protokollet e COVID-19.

“Ne kemi qenë këtu për tre ditë, po prisnim të luanim ndeshjen, pse nuk erdhët më herët?”. Ngjashëm ka reaguar edhe trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni tha se situata e bëri atë “shumë të trishtuar”.

“Kjo më bën shumë të trishtuar”, deklaroi ai. “Duhet të ishte një festë për të gjithë, për të shijuar lojtarët më të mirë në botë.  Në asnjë moment nuk u njoftuam se ata nuk mund të luanin ndeshjen. Ne donim ta luanim ndeshjen, edhe futbollistët brazilianë gjithashtu”, ka thënë Scaloni.

EKSKLUZIVE: Muharrem Jashari ftohet nga Kosova për ndeshjen ndaj Spanjës

Konfirmohet lajmi i raportuar nga Olle, Challandes e fton Jasharin për ndeshjen me Spanjën