Menjëherë pas takimit me Manchester Cityn, presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi bëri një vizitë në dhomat e zhveshjes së parizianëve për të uruar të gjithë lojtarët.
“Vetëm një gol dhe përfundoi!” i tha Leo Messit pasi e përqafoi, sipas Tuttomercato.
Kundër “Qytetarëve”, Leo Messi shënoi golin e tij të parë ndonjëherë për PSG.
Ndeshja e radhës për Parisienët do të jetë ndaj Rennes më 3 tetor, derisa pas saj do të ketë një pauzë 10 ditore për shkak të ndeshjeve me kombëtare.