Zbulohet arsyeja emocionuese pse gjyqtari kërkoi autograf nga Haaland

Gjyqtari rumun, Octavian Sovre i kërkoi një autograf yllit norvegjez të Borussia Dortmundit, Erling Haalandit në ndeshjen Manchester City – Dortmund, dhe kjo u bë lajm në të gjithë botën.

Anësori i ndeshjes u përfoldhe u kritikua shumë për këtë gjest të tij, derisa iu kontestua edhe profesionalizmi i tij.

Qlliëmi i ishte që autografi i norvegjezit të dalë në ankand për bamirësi.

Por, derisa askush nuk e dinte arsyen se pse gjyqtari në fjalë bëri këtë veprim, ishte presidentja e Shoqatës SOS Autizimi, Bihor Simona Zlibut që i doli në krah Sovres.

“Ai autograf është për një çështje fisnike”, i tha Zibut gazetës rumune Gazeta Sporturilor.

“Ndoshta njerëzit nuk e dinë, por Tavi është i përfshirë drejtpërdrejt në mbështetjen e kësaj Shoqate. Ai na ka ndihmuar shumë gjatë gjithë këtyre viteve.”