Zbulohet arsyeja e mungesës së Rashicës në gjysmëfinalen e Kupës së Gjermanisë

Werder Bremen u eleminua në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë nga Leipzig.

Koha e rregullt u mbyll me rezultat të barabartë, 1-1, mirëpo skuadra e Rashicës u ndëshkua në minutën e fundit të vazhdimeve, për tu eleminuar me rezultat 1-2, shkruan Gazeta Olle.

E papritur para fillimit të ndeshjes ishte mungesa e Milot Rashicës në formacionin bazë, por edhe në bankën rezervë.

Werder Bremeni përmes një postimi në Twitter ka treguar arsyen e mungesës së tij.

Sipas klubit, ai para ndeshjes pati një problem të vogël dhe nuk ishte në gjendje të luajë. Ndërsa nuk bëhet e ditur se sa kohë do të mungojë.

/Gazeta Olle/