Granit Begolli ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetrajnerit.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë Begolli i cili përmes profilit të tij në ‘Facebook’ ka njoftuar për dhënien e dorëheqjes nga “kuqezinjtë”.
Gazeta “Sheshi” e ka kontaktuar menaxherin gjeneral të Vëllaznimit, Besnik Gojanin.
Gojani ka treguar se nuk është ana financiare që ka dhënë dorëheqje Begolli, dhe se gjithmonë do të gëzojë respekt maksimal nga qyteti i Gjakovës.
“Kryetrajneri Granit Begolli sot ka dhënë dorëheqje, dhe ne si klub nuk jemi pajtuar me këtë vendim të Granitit. Graniti në asnjë moment nuk ka folur për anën financiare, trajneri i është bashkuar Vëllaznimit vetëm për të arritur suksese dhe kësisoj ai ka qenë fantastik. Pra, Graniti është larguar nga klubi jonë për arsyeje personale. Gjithmonë Begolli do e ketë respektin maksimal nga qyteti i Gjakovës”, tha Gojani për “Sheshin”.
Më poshtë e gjeni postimin e Begollit:
Përshendetje të gjithve,
Deshta të ju informoj që nga sot nuk do të jem pjesë e KF VLLAZNIMIT, kam dhënë dorëheqje nga pozita e trajnerit.
Së pari duhet të falemnderoj qytetin e Gjakovës për mikpritjen dhe sjelljen shumë korrekte ndaj meje, poashtu dua të falemnderoj tifozët për mbështetjen, bashkëpuntorët e mi Luan Tabakun, Valon Kasapin, Daim Xhepen dhe të tjerët që punuan në klub. Mbi te gjitha, dua ti falënderoj futbollistët që ishin fantastik gjatë kësaj kohe sa kaluam se bashku, sepse pa ta unë si trajner nuk do të kisha këto rezultate.
Mirupafshim Gjakovë!