Zbulohen kundërshtarët e Gjilanit dhe Prishtinës në Ligën e Evropës

Dy skuadrat tjera kosovare që do ta përfaqësojnë Kosovën në arenën ndërkombëtare, Gjilani dhe Prishtina, i kanë mësuar kundërshtarët e parë në kualifikimet për Ligën e Evropës, transmeton Gazeta Olle.  

Skuadra që përfundoi e dyta në Superligë, Gjilani, do të takohet me ekipin e Tre Penne të San Marinos.

Ndërkohë, Prishtina do të përballet me Lincoln Red të Gjibraltarit.

Shorti është mbajtur prej orës 13:00 në ambientet e UEFA-s.

Kujtojmë se parakualifikueset luhen me sistemin vetëm një lojë, më 20 gusht. /Gazeta Olle/