Zbulohen katër goditjet tjera që pritet t’i bëjë Interi

Interi nuk e ka ndërmend të ndalet. Mediat italiane zbulojnë katër goditjet e radhës, të cilat mund t’i bëjë pronari Erick Thohir.

I pari vjen nga Turqia, dhe bëhet fjalë për Felipe Melon e Galatasarayt, ndryshe ish lojtar i Juventusit. Madje thuhet se marrëveshja është shumë afër.

Një tjetër që është në planet e ‘zikaltërve’ është ishi i Barcelonës, tani PSG-së, Thiago Motta, shkruan goal.com.

Emri i Salahit qarkullon prej ditësh dhe në garë për të është edhe Juventusi, kurse lojtari i katërt është Ivan Perishiq i Ëolfsburgut, po ashtu i përfolur në dy ditët e fundit.