Zbulohen kandidatët e mundshëm për vendin e Southgate

Dështimet e skuadrës angleze, e cila ra në krizë dhe nuk fiton dot për gjashtë ndeshje radhazi, lind zërat se Luanët së shpejti mund të marrin një trajner të ri për të zëvendësuar, Gareth Southgate.

Sigurisht, askush nuk do të shkarkojë një trajner në prag të Kupës së Botës, megjithëse ka pasur mjaft raste të tilla në historinë e futbollit, përfshirë edhe me kombëtaren e Rusisë në vitin 1986, kur trajneri u ndërrua tre javë para kampionatit, shkruan abcnews.al.

Dhe The Telegraph tashmë po raporton emrat e menaxherëve që mund të marrin përsipër nga Southgate, jo vetëm Mauricio Pochettino, por edhe Brendan Rodgers dhe Steve Cooper, të cilët të dy janë kandidatë të mundshëm për të humbur një vend në klubet e tyre aktuale, veçanërisht Rodgers, nën të cilin Leicester tashmë ka pësuar gjashtë humbje radhazi.

Interes jo i lartë për Shqipëri-Islandë, ja sa tifozë priten në shkallët e “Air Albania”

Paraqitje fantastike e Dardanëve, Kosova shkon në pushim me epërsi të pastër ndaj Qipros