Zbulohen fanellat e reja të Përfaqësueses së Kosovës (FOTO)

Pas nënshkrimit të marrëveshjes për sponzorizim në mes Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), dhe kompanisë së veshjeve sportive, ‘Nike’, Përfaqësuesja e Kosovës ka fituar fanellat me logon e kësaj kompanie.

Fanellat e para kanë ngjyrë të kaltër dhe të bardhë, por e kaltra është e mbyllur sikurse në fanellat e mëparshme.

Ndërkohë, fanellat e dyta janë kaltër dhe portokalli. Këto fanella do të përdoren për miqësoret me Werder Bremenin dhe Eintracht Frankfurtin, që do të luhen në Gjermani në këtë muaj, shkruan sot ‘Koha Ditore’.

k ko koskoso