Zbehet dukshëm interesimi i tifozëve për ndeshjen Shqipëri – Bullgari

Kombëtarja shqiptare është afër një suksesi tjetër historik, pasi është shumë afër të kualifikohet në kampionatin evropian që mbahet vitin e ardhshëm në Gjermani.

Në ndeshjen ndaj Çekisë stadiumi ishte mbushur plotë dhe të gjitha biletat u shitën për gjysmë ore. Kishte rreth 100 mijë kërkesa për t’u pajisur me biletë, mirëpo interesimi për ta ndjekur ndeshjen tjetër të Shqipërisë është shumë më i ulët.

Kuqezinjtë zhvillojnë një ndeshje miqësore me Bullgarinë me 17 tetor ne Air Albania prej orës 18:00, mirëpo ka ende shumë vende të lira në tribuna dhe deri tani janë shitur vetëm gjysma e tyre.

Bileta më e lirë për këtë miqësore kushton 1.000 lekë ose  9.96 euro.

Tifozët do të kenë mundësi të pajisen me biletë deri në fillimin e ndeshjes. /Gazeta Olle/

NW.de: Kosova është ende në garë për t’u kualifikuar në Euro 2024

Muçi: Ndeshjen me Bullgarinë nuk e shohim si miqësore por si një ndeshje zyrtare