Zaniolo shpëtoi pasi tregoi organin gjenital tifozëve të Lazios, vetëm dënim me para

Lazio triumfoi 3-2 ndaj Romës në një derbi mes spektaklit dhe polemikave.

Detaji që mori vëmendje ishte veprimi i mesfushorit Nicolo Zaniolos ndaj tifozëve të Lazios duke i treguar organet gjenitale.

Veprimi i mesfushorit tërboi tifozët bardhekaltër që shpërthyen në kritika në rrjetet sociale.

Zaniolo rrezikonte dënimin shembull, por Komisioni i Disiplinës ka vendosur ta dënojë me një gjobë prej 10 mijë eurosh, duke ia hedhur paq pezullimit në kampionat.

E bëri ëndrrën realitet duke debutuar me Kosovën U17, Dorentin Gashi flet për karrierën e tij dhe të ardhmen e ndritur që e pret

U largua me lot pas lëndimit ndaj Spurs, mësohet se sa gjatë do mungojë Granit Xhaka