Zaniolo pranon t’i bashkohet Galatas, detajet e transferimit

Nicolo Zaniolo pritet të kompletoj gjatë 48 orëve të ardhshme transferimin te gjiganti turk Galatasaray.

Sulmuesi italian është pajtuar me një transferim në Stamboll dhe Galatasaray ka bërë tanimë ofertën zyrtare.

Verdhekuqtë kanë bërë një ofertë zyrtare prej 22 milionë eurove, ofertë që po shqyrtohet nga gjiganti italian Roma.

Nga ana tjetër Zaniolo thuhet se është pajtuar me kontratën e tij ku Galatasaray i ka ofruar pagë prej 3,5 milionë euro në sezon.

Se duan transferimin e talentit të madh italian e ka konfirmuar edhe trajneri i Galatasarayt, Okan Buruk.

“Zaniolo është një lojtar i klasit botëror. Do të donim ta kishim në skuadër. Kur isha në Basaksehir ai na tregoi cilësitë e tij në një ndeshje kundër nesh. Do të doja ta shihja atë në ekipin tim, por do të shohim se çfarë do të ndodhë”, deklaroi trajneri i Galatasarayt, Okan Buruk.

Orët e ardhshme janë vendimtare për të ardhmen e Zaniolos, por duket se talenti italian ka vendosur të transferohet në Turqi në të kundërtën do të mbetet deri në qershor pa luajtur pasi Roma e ka përjashtuar nga projekti teknik.

Legjenda turke lajmërohet direkt në Instagram nga Hataj me lot në sy duke kërkuar ndihmë: Nuk mund t’i nxjerrim njerëzit

Aktivizohet klauzola për blerjen përfundimtare, Asllani është futbollist i Interit