Zaniolo i gatshëm të padisë Romën pas afatit kaotik të janarit

Nicolo Zaniolo dhe familja e tij fajësojnë Romën për ‘presion psikologjik dhe sjellje agresive’ dhe për këtë arsye mund të padisë Giallorossi.

Zaniolo kërkoi të largohej nga Stadio Olimpico në janar me 18 muaj të mbetur në kontratën e tij.

Megjithatë, ai refuzoi t’i bashkohej Bournemouthit në Ligën Premier, të cilët kishin vënë në tryezë 30 milionë euro plus bonuse. Raportime të shumta në Itali pretendojnë se ai e rishikoi ofertën e tyre të hënën mbrëma, por ai u refuzua pasi “Cherrys” kishin nënshkruar tashmë Hamad Traore të Sassuolos në atë moment.

Italiani ka mbetur i ngrirë duke u lënë jashtë skuadrës dhe nuk pritet të luajë më për Romën këtë sezon, por sipas familjes së lojtarit, klubi duhet të fajësohet për këtë situatë.

Sipas Il Messaggero, familja e lojtarit beson se Giallorossët ushtruan presion mbi të dhe e larguan atë nga skuadra duke shkaktuar një ‘masakër mediatike’ që goditi italianin.

Prandaj, ata tashmë kanë njoftuar Assocalciatori se duan të padisë klubin romak.

 

Zaniolo nuk u stërvit me Romën në dy ditët e fundit, duke u kthyer në qytetin e tij të lindjes, La Spezia, pasi u kërcënua nga ultrasit e zemëruar në kryeqytetasve mbrëmjen e së dielës.

24-vjeçari kishte rënë dakord të mos paraqitej në stërvitje të hënën, por klubi nuk e kishte miratuar mungesën e tij të nesërmen.

Ndeshja Prishtina – Dukagjini nuk luhet në “Fadil Vokrri”, ja dy opsionet e mundshme

Pioli drejt shkarkimit, Milani ka gati zëvendësuesin