Zanetti befason me deklaratën e tij për Juventusin

Legjenda e Interit, Javier Zanetti beson se Juventusi mund të fitojë Ligën e Kampionëve, por paralajmëron të mos nënvlerësojnë Monacon.

Bianconerët përballen me anëtarin e Ligue 1, sonte në ndeshjen e parë të çerekfinaleve, dhe ish futbollisit thotë se Zonja e Vjetër mund të shkojnë largë. “Juve mund të fitojë Ligën e Kampionëve, por ata duhet të mos e nënvlerësojnë Monacon”, tha Zanetti për Mediaset.

“Të gjitha ekipet që janë në këtë pjesë të garaës kanë cilësi, janë të forta të fortë dhe mund të luftojnë deri në fund”.

Zëvendës-presidenti i Interit pastaj e ktheu vëmendjen e tij për Serien A.  “Lazio meritojnë vendin e dytë për atë që ata po bëjnë, por janë edhe tetë ndeshje dhe është një rrugë e gjatë për ta përshkruar dhe çdo gjë mund të ndodhë”.

“Inter? Thohir është duke u përpjekur për të ndërtuar një klub të madh, por mos harroni se ai ka pasur vetëm një vit me Interin, kjo merr kohë, dhe kjo nuk është e lehtë në Itali. Ne duam që të ndihmojë në krijimin e një ekip konkurrues, dhe presidenti i parë do të ndërtojë një Interin të madh”.